Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prag tragjedie në Rrëshen: Martin Bardhi u ekzekutua para Komisariatit, atentatorët plagosën dhe tre qytetarë

Shkruar nga Newsbomb

Tre këmbësorë të rastësishëm kanë mbetur të plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u derdh paraditen e kësaj të marte mbi trupin e Martin Bardhit. Ata nuk kanë lidhje me ngjarjen, por kanë qenë në zonë kur ndodhi vrasja.

Policia e Shtetit bën me dije se Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe shtetasi tjetër Indrit Bardhi janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Autorët dyshohet se kanë qenë të paktën dy dhe kanë hapur zjarr drejt Martin Bardhit, pa marrë parasysh personat e tjerë që ndodheshin aty. 62 vjeçari u vra në mes të qytetit të Rrëshenit, pak metra larg Komisariatit të Policisë.

Pamje nga vendi i ngjarjes ne Rreshen Pamje nga vendi i ngjarjes ne Rreshen

Lexo edhe: Tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit, kush është i ekzekutuari në Rrëshen

Në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Trupi i Martin Bardhit Trupi i Martin Bardhit

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rrëshen/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi M. M. (B.)., ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet Martin Bardhi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese