Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Prag tragjedie në Librazhd, autobusi me pasagjerë del nga rruga, rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin

Lajme të ngjashëm

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga mesditën e kësaj të hëne në Librazhd dhe rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin. Mjeti ishte nisur nga Pogradeci dhe do të vinte drejt Tiranës, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një masiv dheu në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet për afro 30 pasagjerë që ndodheshin në autobus fatmirësisht kanë dalë nga mjeti dhe nuk ka asnjë të lënduar. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Mjeti është bllokuar vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit.

Autobusi është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga. Vendi “Kthesa e Murrashit” është i njëjti ku 5 ditë më parë ndodhi një aksident rrugor dhe makina përfundoi në Shkumbin. Për pasojë 3 pasagjerë humbën jetën.

Më shumë