
Radhë të gjata trafiku janë krijur në autostradën Tiranë-Elbasan dhe shkak janë bërë festat e fundivitit.
Makinat po qarkullojnë me shumë vështirësi dhe qytetarë të shumtë janë detyruar të presin me orë të zgjatura dhe pa mundur të lëvizin dot. Të bllokuar janë zonat te ish-Metalurgjiku, rrethrrotullimi i Krrabës-Tunel-Elbasan dhe pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë kilometrike dhe një trafik i dendur në këtë aks, sidomos gjatë fundjavës.
Sondazh
Poll