Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

PPP e sterilizimit, SPAK regjistron kallëzimin penal të koncesionit

spot_img

Lajme të ngjashëm

3faac4afef0cbc9e0fe91853f6001e05

SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma ‘Thurje’ për përfshirjen e koncensionit të shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike.

 Mësohet se SPAK dhe GJKKO do të hetojnë korrupsionin edhe në nivele të ulta, ndërsa aktualisht janë hetuar 22 persona. Që nga nisja e punës janë dhënë 12 masa sigurie.

Sipas palës paditëse që është nisma “Thurje”, personat e përfshirë, duhet të akuzohen për shpërdorim detyre, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.

Në dokumentin e depozituar pranë SPAK, sqarohen edhe arsyet se pse koncensioni i sterilizimit lë hapësirë për abuzime.

Procedimet kanë kaluar në SPAK dhe GJKKO pas mos- kompetecës nga rrethet e Beratit, Fierit, Tiranës dhe Durrësit.

“Thurje” ka thënë se kostot e koncesionit janë shumë të larta, pasi kompania merr 190 euro për sterilizimin e një seti kirurgjikal, ndërsa më parë kur ky proces kryhej nga spitalet, kostoja ishte vetëm 2.4 euro.

Në kallëzimin e bërë në SPAK u përmenden dyshime për takime paraprake të ministrit të shëndetësisë se asaj kohe, Ilir Beqaj me përfaqësues të kompanisë fituese te koncesionit si dhe fakti që sterilizimi nuk u dha me tender të hapur publik. 

Më shumë

spot_img