Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Pothuajse jashtë Parlamentit të ardhshëm, Ervin Bushati falenderon qytetarët e Tiranës: Punova për objektivin e partisë, pastër, drejtë dhe suksesshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Socialistë në Tiranë, Ervin Bushati, ka falenderuar qytetarët e Tiranës për mbështetjen që i dhanë PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm, pasi nuk ka siguruar numrin e votave që i duhen për të qenë pjesë e listës fituese, megjithëse kanë mbetur edhe disa kuti për t’u numëruar dhe gjithçka mund të ndodhë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bushati thotë se punoi fort për objektivin e partisë, ndaj edhe Ps në Tiranë mori një rekord votash, 19.042 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.

Postimi i plotë:

𝐓𝐄̈ 𝐏𝐔𝐍𝐎𝐉𝐌𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐏𝐒

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS!

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

Kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img