Hapësire reklamuese

Bota

Postoi në Facebook se përndiqej nga dikush, 2 javë më pas gjendet e vdekur adoleshentja

Shkruar nga Newsbomb

Një adoleshente në Shtete e Bashkuara të Amerikës është gjendur e vdekur në rrethana misterioze pak ditë më parë.

19-vjeçarja Natalie Bollinger u pa për herë të fundit në datën 28 dhjetor në shtëpinë e saj në Denver, Colorado. Më pas u raportua e humbur nga familjarët.

Policia nuk e ka bërë të ditur shkakun e vdekjes së saj, por po e heton ngjarjen si një vrasje.

Vetëm dy javë më parë, adoleshentja kishte bërë një postim në Facebook ku shprehej se dikush e përndiqte.

Ajo pretendonte se përndjekësi ishte 42-vjeçari Shaën Schëartz, me të cilin ishin bërë shokë para dy vjetësh. 19-vjeçarja kishte arritur të merrte urdhër mbrojtje ndaj tij.

Policia tha se ka marrë në pyetje Schëartz, por nuk mund ta quajë atë të dyshuar.

Sondazh

Poll