Postoi në Facebook se përndiqej nga dikush, 2 javë më pas gjendet e vdekur adoleshentja

Publikuar tek: bota, më 23:29 05-01-2018 Postoi në Facebook se përndiqej nga dikush, 2 javë më pas gjendet e vdekur adoleshentja

Një adoleshente në Shtete e Bashkuara të Amerikës është gjendur e vdekur në rrethana misterioze pak ditë më parë.

19-vjeçarja Natalie Bollinger u pa për herë të fundit në datën 28 dhjetor në shtëpinë e saj në Denver, Colorado. Më pas u raportua e humbur nga familjarët.

Policia nuk e ka bërë të ditur shkakun e vdekjes së saj, por po e heton ngjarjen si një vrasje.

Vetëm dy javë më parë, adoleshentja kishte bërë një postim në Facebook ku shprehej se dikush e përndiqte.

Ajo pretendonte se përndjekësi ishte 42-vjeçari Shaën Schëartz, me të cilin ishin bërë shokë para dy vjetësh. 19-vjeçarja kishte arritur të merrte urdhër mbrojtje ndaj tij.

Policia tha se ka marrë në pyetje Schëartz, por nuk mund ta quajë atë të dyshuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis me vrull gara, kush gjen vezën me çokollatë të bardhë fiton 2 mijë EURO
»
Article Logic
Execution time: 0.0046429634094238
array(1) { ["section"]=> string(93) "postoi-ne-facebook-se-perndiqej-nga-dikush-2-jave-me-pas-gjendet-e-vdekur-adoleshentja-105596" }