Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Postimi i ish-presidentit në ditën që ndërroi jetë Bashkim Fino më kujtoi ‘97”, ish zyrtari i lartë i policisë: Institucionet të punojnë për sigurimin e fushtatës, incidente janë…(E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Hile Lushaku ish-zyrtar i lartë në kohën e qeverisjes së Bashkim Finos në 1997, ka reaguar pas një postimit të ish-kryetarit të shtetit.

Lushaku në rrjetet sociale shkruan se një postim i ish-presidentit për inkurajimin e bllokuesve të rrugëve, ditën që Bashkim Fino ndërroi jetë, i ka kujtuar 5 prillin e 1997, kur falanga të Ministrisë së Brendshme bllokuan hyrjen në Shkoder të kryeministrit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Ish-zyrtari i lartë i policisë ngren pyetje se a ka monitorues të sjelljes së partive politike për këto akte që shoqërohen me britma e demagogji.

“Institucionet ligjzbatuese duhet të punojne për sigurimin e fushatës me të gjithe mekanizmat ligjore, por askush nuk reagon ndonëse histerite politike dhe premisat për incidente janë dukshëm paralajmëruese të rrezikshme,” shlruan Lushaku ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Nje postim i ish-kryetarit te shtetit per lumturine qe ndjente dhe inkurajimin e bllokuesve te rrugeve, diten qe i ndjeri Bashkim Fino nderroi jete me ngjalli kujtimin e hidhur te 5 prillit 1997 kur falanga te Ministrise se Brendshme ne krye te 50 trimoshave bllokuan hyrjen ne Shkoder te kryeministrit te qeverise se Pajtimit Kombetar.

Si pagezohet ky akt dhe frymezuesi i tyre?

A ka monitorues te sjelljes se partive politike per keto akte anormale shoqeruar me britma e demagogji?

Ku jane strukturat qe kane mision garantimin e zbatimit te ligjit, ruajtjen e rendit dhe sigurimin e normalitetit te fushates zgjedhore?

Kur u bllokua rruga ne Bushat me 5 prill 1997 institucioni pergjegjes per rendin e sigurine publike drejtohet nga koalicioni hibrid me perfaqesues Ali Kazazi e Lush Perpali, ndersa sot eshte timoni vetem ne nje dore por kush po e drejton?

Institucionet ligjzbatuese duhet te punojne per sigurimin e fushates me te gjithe mekanizmat ligjore por askush nuk reagon ndonese histerite politike dhe premisat per incidente jane dukshem paralajmeruese te rrezikshme.

Edhe ata qe na monitorojne, nderkombetaret kane rastin dhe detyrimin te vleresojne se cfare po ndodh e cfare mund presim te ndodhe, te kuptojne se kush eshte me i rrezikshem tipi “Toma” apo tipi “Zjarrvenesi”

Une nuk e harroj 1997 dhe viktimizim psikologjik te shqiptareve si dhe shkaterrimin material qe pesoi i gjithe vendi.

Ju qe nuk keni memorie vazhdoni duartrokitjet se lageshtiren do ta ndjeni nga pas.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img