Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Posteri i Belind Këlliçit me gishtat e mesit, Balla: Lajthitje! Ai ka fyer shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Posteri i Belind Këlliçit me gishtat e mesit, Balla: Lajthitje! Ai

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar mbrëmjen e sotme posterin e fushatës të kandidatit të Tiranës nga “Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçit.

Ai e cilësoi  në në “Më lër të flas”, si “lajthitje”, ndërsa tha se në Shqipëri ai veprim është fyerje për vetë qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Çfarë mendimi ke për posterin e ri të Belind Këlliçit?

Balla: Lajthit njeriu, lajthisin këshilltarët. Ne në Shqipëri e kemi fyerje, kujt ja nxjerr atë qytetarëve, del edhe bën poster.

Pyetje: Mos po imiton içik Ramën ai që të thyej tabu se Rama kur u fut për kryetar bashkia ishte içik inovator dhe avangard. Mos do të imitojë Ramën?

Balla: Rama është unik në atë që ka bërë që ditën e parë, nuk besoj se ky është rasti më i mirë për ta imituar.

Pyetje: Meqenëse jemi duke folur për Ramën, pse në foton e fushatës është vetëm e Ramës, pa asnjë kandidat, Rama me ngjyra, Meta e Berisha që më dhimbsen at shumë janë bardh e zi.

Balla: Edhe pse janë zgjedhje lokale, brenda tyre ka një vendimmarrje të rëndësishme, çdo familje ka një zgjedhje që unë mendoj është e lehtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese