Hapësire reklamuese

Social Bomb

Post mortum: Mungesa e pazëvendësueshme e Kiço Blushit!

Shkruar nga Newsbomb

Nga Luan Rama:

 

Ikja e Kiço Blushit erdhi e heshtur, erdhi e ngjashme si ikja e anijes që humbet me diellin tutje në horizont, ndërsa e presin të tjera brigje.

Sepse kështu e donte ikjen ai vetë.

I neveriste zhurmat, tam-tamet, butaforitë.

Nuk i donte titujt e dekoratat pas të cilave rendnin pa u lodhur shumë të tjerë.

Mbi çdo gjë, urrente hipokrizinë dhe servilizmin.

Kiço Blushi nuk ishte.

Kiço Blushi është.

Eshtë referencë përfaqësuese e brezit të shkrimtarëve të viteve 1970 - 1980 si prozator, si kineast e skenarist i rendit të parë, e po aq edhe si botues e publicist, mendjehapur e gjithnjë me një konstante angazhimi qytetar, që asnjëherë nuk e negocoi me askënd e për asgjë!

Sfidant e stoik, fisnik në heshtjen e vet e uragan kur fjalës i jepte përmasën e përjetimit të tij shpirtëror, Kiço Blushi është ndër ne modeli për të na dëshmuar angazhim qytetar dhe përgjegjësi intelektuale, fisnikëri e dinjitet, mbi të cilat lartohet njeriu si bartës vlerash jo vetëm për vete.

Mungesa e tij është e pazëvendësueshme.

Prandaj ai nuk ishte.

Kiço Blushi është.

I pazëvendësueshëm edhe në mungesën e vet...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll