Tirana
few clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
40 %
4.1kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Post Covid-19, liderët e BE nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për rimëkëmbjen ekonomike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30e345cd099584c5daab130939165b05

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan të premten për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në Evropë pesë muaj më parë. Në krye të axhendës ishte pikërisht rimëkëmbja ekonomike dhe fondi i BE për situatën post Covid-19.

Por në BE për këtë çështje ka shumë debate teksa ajo që shpreson më shumë është Italia. Në fakt ka një plan paraprak, ajo e Merkel dhe Macron që të ketë një fond 750 miliardë eurosh, nga të cilat ishte parashikuar që 500 miliardë të ishin grante dhe 250 hua, por kjo u ndryshua më pas në 450 miliardë grante dhe 300 hua.

Por gjithsesi nuk ka kompromis nga të 27 vendet. Nën sipërfaqe ndodhen përçarje të thella, thonë analistët, ndër to kriza e imigracionit, mosmarrëveshjet për politikat e ruajtjes së rendit dhe përplasjet e Brukselit me qeveri populiste në Poloni e Hungari.

Pandemia i ka thelluar përçarjet dhe ka krijuar divergjenca të reja lidhur me masat ekonomike për të kapërcyer problemet e krijuara nga mbylljet që imponoi koronavirusi. Pritet që ekonomia e BE-së të regjistrojë një tkurrje prej 8.3% këtë vit. Në fillim të javës, Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dyshim se mund të arrihej një marrëveshje, duke parashikuar se negociatat mund të kërkojnë javë të tëra.

Në diskutimet e fundit kanë dalë në pah mospajtimet mes një grupi të vogël vendesh evropiane, të njohur me nofkën “katër kursimtarët”, të gjendur përballë superfuqive evropiane, Francës dhe Gjermanisë, së bashku me vendet e Evropës jugore të goditur më rëndë nga pandemia, të cilët shpresojnë të miratohet një plan stimulimi ekonomik prej më shumë se 750 miliardë eurosh për të kapërcyer problemet.

Prej javësh Holanda, Austria, Danimarka dhe Suedia kanë argumentuar se kjo është një shumë tepër e madhe dhe se vendet e goditura nga pandemia duhet të marrin kredi dhe jo grante. Kryeministri holandez, Mark Rutte, kërkon gjithashtu përdorimin e vetos mbi paratë që shpenzohen nga vendet që përfitojnë nga grantet. Këto katër vende kërkojnë si parakusht reforma strukturore dhe q nga ministrat e financës së bllokut ministrat e financave të bllokut të kontrollojnë shpenzimet e bëra nga shumat e akorduara, raporton VOA.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img