Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit.
Protestuesit disa herë kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë në Kuvend.
Me thirrjet, ‘poshtë Maduro i Shqipërisë, Rama ik’, ata janë shtyrë disa herë, por nuk kanë arritur të çajnë kordonin.
Ndërkq, policia ende nuk ka përdorur gaz lotsjellës.