Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Posedonte drogë, arrestohet në Durrës një 40-vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

d890e31c13ac7573b622ce02d36ae91f

Forcat e rendit arrestuan një 40-vjeçar, të cilit iu gjet sasi kokaine në automjet.

Shtetasi A.H. posedonte 18.5 gr kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe një peshore elektronike. Arrestimi u krye nga struktura “Shqiponja” në zonën e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”.

Durrës/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor antidrogë i koduar ‘Sukthi’, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga një 40 vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla.

Sekuestrohen 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Sukthi’, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A.H., 40 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se ky shtetas merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit Kokainë, në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Sukthit’, Durrës, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gr lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

Më shumë

spot_img