Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Portugalia mund me vështirësi Ganën, Brazili leksion Serbisë! “Fuqitë e Mëdha” përballen nesër në Katar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë gola janë shënuar në total në katër ndeshjet e sotme të Botërorit të Katarit, të cilët i kanë dhënë fitoren Zvicrës, Portugalisë dhe Brazilit. Ndërkohë, Uruguai dhe Koreja e Jugut janë ndarë në paqe dhe pa gola.

Zvicra ka marrë një fitore minimale 1-0 përballë Kamerunit, e po ashtu dhe Portugalia me rezultatin 3-2 ndaj Ganës, por gjatë lojës pati vështirësi të dukshme. Më të lehtë e kishte Brazili përballë Serbisë, ku dha leksione të pastra futbolli. Goli mungoi në ndeshjen e grupi H, Uruguai-Koreja e Jugut.

Ndërkohë, ndeshje që do të dhurojnë spektakël dhe emocione për tifozët do të jenë dhe ato të nesërmet në Katar. Uellsi do të ndeshet me Iranin, Katari pritës do të luajë kundër Senegalit, ndërkohë që tulipanët e Holandës do të përballen me Ekuadorin.

Ndeshja mbyllëse e ditës së nesërme do të jetë ajo e orës 20.00 mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Fuqitë” e Mëdha” të Grupit B do të përballen nesër, por superioriteti i ishullit është i dukshëm ndaj amerikanëve që kanë rizgjuar ëndrrën për futboll.

Më shumë


spot_img









spot_img