Hapësire reklamuese

Politikë

“Porti i Durrësit do jetë më i madhi në Mesdhe”, Balluku: Një lagje e re do jetë e hapur për të gjithë qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
“Porti i Durrësit do jetë më i madhi në Mesdhe”,

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku thotë se Porti i ri i Durrësit do të jetë më i madhi në Mesdhe, sipas skenarit optimisht.

Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se në fazën bazike, porti do të ketë 280 vende ankorimi për jahtet, me mundësi për t’u zgjeruar në mbi 500 vende.

Duke iu drejtuar opozitës, Balluku tha se lagja e re do të jetë e hapur për qytetarët dhe është projektuar të ketë një sërë hapësirash rekreative.

Durrësi do të jetë qyteti me dy porte, tha Balluku, porti i jahteve më i madhi në Mesdhe dhe ai i mallrave, më i madhi në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga fjala e Ballukut:

Baseni i Durrësit jep mundësinë për të pasur marinën më të madhe në Mesdhe. Projektet kanë faza, kanë tre skenarë, atë optimist, bazik dhe negativ. Dhe gjithmonë zgjidhet ai bazik dhe patjetër për të kaluar më pas në projektin optimist, për më shumë vende. Kjo është marina më e madhe e Mesdheut për të akomoduar numrin më të lartë të jahteve. Të nderuar, kini parasysh që baseni i Durrësit, në fazën e parë do të ketë 280 poste, por ky është skenari bazik, ashtu siç nis çdo projekt.

Ky është investimi më i madh në Shqipëri, që i sjell vendit një port elitar, 12 mijë vende të reja pune, një emër të madh ndërkombëtar, vjen ai dhe më pas fillojnë dhe vijnë investime të tjera. Lereni këtë racizmin jo erdhi këtej, me gamile se është turp. Është një lagje e re e hapur, pa tra, aty do të hyjnë të gjithë. Ajo është komplet e hapur dhe është dizejnuar në një mënyrë të tillë që të ketë vende rekreative për qytetarët. Durrësi, qytet me dy porte, më të madhin të hajteve në Mesdhe dhe portin më të madh të mallrave në Ballkanin Perëndimor. Qyteti me dy porte, ky do të jetë Durrësi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll