Hapësire reklamuese

Aktualitet

Porositi vrasjen e Jak Prengës nga burgu i Ekuadorit, Artan Hoxha tregon bisedën me vlonjatin: Më mori në telefon se i përmenda emrin, menjëherë unë…

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme një bisedë që ka pasur disa vite më parë vlonjatin apo Dritan Rexhepin, i cili është dhe porositësi i vrasjes së Jak Prengës, 49 vjeçari i marrë peng në Kamëz dhe i vrarë më pas nga vëllezërit Hajri në Shijak.

I ftuar në Opinion, Artan Hoxha ka treguar se kur kishte bërë një shkrim disa vite më parë për Dritan Rexhepin, pas 10 orësh ai i kishte gjetur numrin dhe e kishte marrë në telefon nga burgu i Ekuadorit.

“Në vitin 2017 kur po bënim një emision për kanabisin iu thashë që kanabisi është gjë e vogël para trafikut të kokainës dhe grupet tona janë aq përpara sa kur ta marrim ne vesh do fillojmë të mbledhim kufomat. E kam thënë në darkë të premten në orën 10. Të nesërmen në orën 11 paradite kam qenë në Vlorë po pija kafe dhe më bie në telefon një numër që nuk e njihja. Nuk e hapa në fillim po kur mori për herë të dytë pash prefiksin që nuk e njihja e hapa. Më tha: Jam Gramoz Rexhepi nga Quito, ke bërë një shkrim ku ke përmendur emrin tim. Në atë moment e fika telefonin”, ka thënë Artan Hoxha.

Lexo edhe: Kush është vlonjati që porositi vrasjen e JAK PRENGËS

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu