Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Porosia e Ramës për deputetët dhe “vështirësia” e bisedimeve me opozitën, emri i Presidentit të ri ende një mister

Shkruar nga Newsbomb
Porosia e Ramës për deputetët dhe

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ndër të tjera, u bisedua edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri. Burime për mediat bëjnë me dije se Rama u la porosi të gjthë deputetëve që të japin propozimet e tyre në zarf, ku secili mund të propozojë deri në 3 emra.

PS zgjodhi Taulant Ballën, Damian Gjiknurin dhe Elisa Spiropalin si të mandatuar për të biseduar me opozitën rreth emrit të ri të Presidentit, pasi në 24 korrik Ilir Metës i përfundon mandati. Pikërisht negociatat me opozitën duken të vështira në këto momente. Nëse më herët Balla kishte deklaruar se do të bisedonte me Lulzim Bashën, me dorëheqjen e këtij të fundit drejtimin e PD-së e ka marrë Komisioni i Rithemelimit.

Por PS ka mbajtur qëndrim të prerë në lidhje me Sali Berishën dhe Grupin e tij të Rithemelimit, pasi në çdo deklaratë të zyrtarëve socialistë është përjashtuar mundësia se do të kishte bisedime me Berishën, pasi ish-kryeministri është “non grata” nga SHBA. Ekziston mundësia që të mandatuarit e PS-së të diskutojnë për emrin e Presidentit të ri me Enkelejd Alibeajn, kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, por është e vështirë të mendohet se “Rithemelimi” nuk do të kërkojë të përfshihet në këto bisedime, sidomos që tashmë Gjykata i dha të drejtë për të drejtuar partinë.

24 Maji është afati i fundit për të filluar procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri, por deri më tani nuk ka asnjë emër konkret për kreun e ri të shtetit. Pritet të shihet nëse Presidenti i ri do të jetë një emër që do të vijë nga politika, siç kanë qenë tre të fundit, apo do të zgjidhet një njeri jashtë jetës politike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll