Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Pornografi, alkool, duhan dhe dhunë në familje, COVID-19 ka nxjerrë më të keqen e njerëzimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej afro dy vitesh “bota” është nën kthetrat e pandemisë. Karantina, vetëizolimi, maska dhe dezinfektantët janë bërë tashmë pjesë e jetës tonë, çfarë na ka bërë edhe të ndryshojmë sjelljen.

Po duket se pandemia veç vdekjeve dhe vuajtjeve të shumë personave, ka nxjerë më të keqen e njerëzimit.

Në një raport të publikuar nga “RT” jepen 5 “mënyrat në të kqija” sesi kanë reaguar njerzit gjatë bllokimit.

Rritja e duhanpirësve

Mbi gjysmë milioni të rinj britanikë morën zakonin e duhan prijes gjatë bllokimit për të mposhtur stresin dhe mërzinë. Një studim zbuloi se mbi 650,000 britanikë të moshës midis 18 dhe 34 vjeç filluan të pinë duhan, kjo është një rritje prej 25%.

Problemi me pirjen

Të njëjtët arkivistë nga Kolegji Universitar në Londër (UCL) të cilët zbuluan se pirja e duhanit ishte gjithashtu në rritje, studiuan se edhe pirja e alkollit në një sasi të madhe ishte në rrijte.

“Bllokimi ishte një periudhë stresi i madh për shumë njerëz dhe ne pamë norma të pirjes së duhanit dhe pirjes së alkoolit në mesin e grupeve më të goditura nga pandemia,” shpjegoi Dr. Sarah Jackson nga UCL. “Njerëzit gabimisht besojnë se pirja e duhanit dhe e aloolit lehtëson stresin”, tha ai.

Dhuna në familje

Mbi 160 persona kryesisht gra, vdiqën si pasojë e dhunës në familje në 12 muajt deri në fund të marsit. 38 persona të tjerë me një histori abuzimi në familje vranë veten.

Obeziteti është në rritje

Njerzit nuk mundën të shkonin në punë apo në palestër, kështu që kohën e kalonin para televiziorit duke ngrën biskota, cokollata etj.

Kjo nuk ishte vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Ata kalonin kohë të gjata para videolojrave duke ngrënë dhe duke pirë.

Pornografia

Një studim i botuar në revistën shkencore Nature, zbuloi një rritje të konsumit të pornografisë. Të ardhurat e faqeve pornografike u rritën me 553% gjatë pandemisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img