Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Populli jonë është popull shqiponjash”, Meta për zgjedhjet: Qëndroni larg çdo presioni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për ABC News në lidhje me procesin zgjedhor në vendin tonë.

Ai i ftoi të gjithë që të jenë të qetë dhe larg çdo presioni. Meta u shpreh gjithashtu që është në komunikim me ambasadorët e BE-së të cilët sipas tij mezi presin të tregojnë se populli shqiptar bëri zgjedhje evropiane.

Përsa i përket mesazheve të ashpra që ka dhënë, Meta tha se ato kanë qenë vetëm për kriminelët e bandat dhe sot është dita që shqiptarët të votojnë që paqja të vazhdojë.

Presidenti tha se kush shkel Kushtetutën do ta ketë atë përballë.

“I ftoj të gjithë që të jenë të qetë dhe larg çdo lloj presioni. Sot është dita e tyre për të zgjedhur.

Sot të gjithë janë të barabartë, nga presidenti të shqiptari më i thjeshtë.

Populli jonë është popull shqiponjash. Komunikoj në çdo moment me diplomatët.  Jemi në komunikim të shkëlqyer sidomos me ambasadorët evropianë të cilët mezi presin të tregojnë që populli shqiptar bëri zgjedhje evropiane.

Mesazhet e ashpra kanë qenë ndaj kriminelët, sot është një ditë paqeje dhe shqiptarët do të votojnë që paqja të vazhdojë.

Kam qenë gjithmonë me kushtetutën, kush është kundër kushtetutës presidentin do ta ketë përballë.  Do fitojë Shqipëria, e kam nga 2 marsi”,- tha Meta.

Sipas KQZ-së deri më tani kanë votuar 21, 209 zgjedhës në të gjithë vendin nga 3. 588 869 zgjedhës që janë gjithsej.

grafiku
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img