Hapësire reklamuese

Showbiz

Populli i internetit shpërthen: Pa Olti Currin dhe Nevinën s’ka 'Përputhen' (KOMENTET)

Shkruar nga Newsbomb
Nevina Shtylla - Olti Curri

Ditën e djeshme, në Top Channel filloi sezoni i ri i “Përputhen”. Tashmë ai është me një format të ri të përditshëm në moderimin e Bora Zemanit dhe me opinionist Arjan Konomin.

Puntata e parë na prezantoi me katër vajzat pjesëmarrëse. Si e priti publiku? Përveç komenteve për secilën nga vajzat, ajo që vihet re në Youtube është që popullin e internetit e ka marrë malli që tani për sezonin e kaluar.

Shumica prej tyre kërkojnë rikthimin e Olti Currit në karrigen e opinionistit. Por edhe për Nevina Shtyllën ka pasur dhjetra komente që e duan ta shohin në këtë format.

Ata shprehen se ka qenë ai që i ka dhënë gjallëri emisionit, duke e bërë më interesant me komentet dhe ngacmimet:

“Pa Oltin as mos ja nisni emisionit fare.”

“Ku je o Olti Curri. Olti ka tjetër autoritet.”

“Olto ku je nona? Se deri dje të shanin, sot po të kërkojnë”

“S’bëhet pa Oltin duhet pak një që ndez zjarr, ironi e çdo gjë.”

“Pa ngacmimet e Oltit s’ka lezet. Vetëm ai di si t’i zgjojë kur çdo gjë bëhet monotone.”

“Vjet ka qenë Olti opinionist, qershia mbi tortë, që ngacmonte gocat dhe djemtë.”

“Riktheni Oltin” Mesa duket pa Olti Currin dhe Nevinën nuk ka “Përputhen” !

Shikoni disa nga dhjetra komente që janë bërë nga shikiesit në faqen zyrtare të TCH në youtube.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll