Hapësire reklamuese

Bota

Populli francez “gjen zgjidhjen”, qeveria do t’i japë 100 euro çdo qytetari për përballimin e krizës së energjisë

Shkruar nga Newsbomb
Populli francez “gjen zgjidhjen”, qeveria do t’i japë 100

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike.

Nga kjo pritet të përfitojnë rreth 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk kanë makinë apo motor. Pagesat e para do të akordohen për punonjësit e bizneseve deri në fund të muajit Dhjetor. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pagesën në fillim të vitit 2022.

Europa tashmë po përballet me pakënaqësi dhe zemërim pasi çmimet botërore të energjisë u rritën, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po shërohen nga paraliza e gjatë pandemisë.

Sondazh

Poll