Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

“Popull i çuditshëm”, kartolina e Lames për legalizimet: Shtëpitë e Zotit prishen me dekret, ndërtohen pa leje!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në ditën e Krishtlindjes, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i ka dorëzuar imzot Angelo Massafres, Ipeshkvi i Dioqezës Shkodrës, certifikatën e legalizimit të Kishës së Koplikut dhe “Muzeut kundër genocidit Shkodër”

Por përmes një komenti në rrjetet sociale, Lame shpreh çudinë, me atë që ka ndodhur ndër vite me objektet e kultit në vendin tonë.

“Çfarë populli! Për të prishur nxjerr dekret, për të ndërtuar e bën pa leje”, shkruan Lame.

MILET ANAPOLLA

Drejt Shkodrës për të legalizuar disa kisha në prag të Krishtlindjeve.

Udhës harroj të bëj drejtorin dhe zë të bëj historianin.

Kam 8 vjet që legalizoj objekte kulti, xhami, teqe e kisha, të ndërtuara pa leje e pa letra, anekënd vendit të shqiptarëve.

Në këtë vend, ku edhe shtëpitë e Zotit janë të ndërtuara pa leje.

Po që sidoqoftë kjo është një ndreqje e vockël e asaj që i bëmë Perëndisë më 1967-ën, kur me dekret sefte imbyllëm shtëpitë e Zotit dhe pastaj i rrënuam kulm e themel.

Çfarë populli! Për të prishur nxjerr dekret, për të ndërtuar e bën pa leje!

“Milet anapolla” do thosh ime gjyshe që, në Gjirokastër betohej për Haxhi Bektash dhe në Tiranë ndizte qiri në Kishën katolike te rruga e Kavajës.

Popull i çuditshëm, e zbus unë që nuk flas dot aq lirshëm sa ime gjyshe.

Gëzuar Krisht’lindjet të gjithë, o shqiptarët e mij!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img