Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Poni si Kim Kardashian, reklamon kriptomonedha të rrezikshme për të investuar, publikon shumën "e kripur" të fituar

Shkruar nga Newsbomb

Reklamimi i kriptomonedhave është biznesi më i ri i vipave të njohur. Jo më larg se ditën e djeshme, Kim Kardashian u gjobit me 1.26 milionë dollarë gjobë pasi theu rregullat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke reklamuar një kriptomonedhë të re e cila është e rrezikshme për investitorët, pa bërë të ditur se sa ishte paguar për promovimin.

Ndërkohë, ditën e sotme një postim rreth kriptomonedhave ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare, Poni.

Në llogarinë e saj në Instagram, Poni ka pulikuar një story në të cilën u bën thirrje të gjithë ndjekësve të cilët duan të shtojnë të ardhurat e tyre të investojnë në kripto.

"Një gjë që duhen të përpiqeni të bëni në 2022 është të shtoni më shumë flukse të ardhurash në atë që po bëni aktualisht. Nëse jeni të interesuar të dini se si kam investuar në kriptomë, më dërgoni një DM", shkruan këngëtarja, ndërkohë më tej ka postuar dhe shumën e parave të depozituara në bankë.

Shpesh këto skema janë të ngjashme me skemat mashtruese të "Ponzi", duke rrezikuar që ata që investojnë ti humbasin të gjitha. Këngëtaret dhe vipat i bëjnë reklame kundrejt pagesave të majme, pa patur dijeni se mund të rrezikojnë financat e ndjekësve të tyre.

Lexo edhe: https://newsbomb.al/reklamoi-kripotomonedhen-e-rrezikshme-per-investitoret-kim-kardashian-gjobitet-me-shumen-e-majme-pasi-nuk-tregoi-te-verteten/

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll