Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Pompeo befasohet në Itali, gazetarja e “Le Iene” i jep djathë: Shpresoj t’ia çoni Trump! (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

f04f79b6c663991d3eb3112dfae39abc

Dukej si një momet normal për të bërë fotografi për sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Mirëpo, një gazetare ndërpreu gjithçka teksa mbante në dorë një pako me djath dhe kishte edhe një mesazh për Presidentin Donald Trump.

“Unë kam një dhuratë për ju, një dhuratë italiane. Kryeministri e di se për çfarë po flas. Kjo është Parmigiano-Reggiano, dhe kjo është ajo që ne e bëjmë më së miri në Itali, “iu drejtua zyrtarit amerikan,  Alice Martinelli, gazetare mjaft e njohur.

“Mos e vrisni ushqimin italian. Zoti Pompeo ne jemi miq “, shkruhej mbi pakon e djathit.

Ndërsa Pompeo merr buzagaz pakon. Nga ana tjetër Conte shfaqet plotësisht i nervozuar dhe urdhëron largimin e gazetares. “A mund t’i kërkoj zonjës të largohet, ju lutem?”, tha ai.

“Unë do të jem mirënjohës nëse mund të ndihmonit gjithashtu,” i thotë gazetarja  Contes.

“Mos u shqetëso, unë po bëj punën time,” përgjigjet Conte.

“Merrni atë zotin Trump, ju lutemi, dhe i thuaj atij (Trump) se ne e bëjmë atë me zemrën tonë, ju lutemi,” i drejtohet ajo sërish Pompeo, pasi agjentët e sigurimit ndërhyjnë për të shoqëruar.

Martinelli, një gazetare e emisionit satirik dhe investigativ “Le Iene”, më vonë i shpjegoi The Washington Post se ajo ishte atje për të dhënë një mesazh: fermerët italianë janë të shqetësuar për tarifat e Trump për produktet ushqimore evropiane, përfshirë verën dhe djathin, që do të kushtonin miliarda dollarë.

Dhe Italia e merr seriozisht djathin e saj: Parmigiano-Reggiano prodhohet me kujdes nën rregulla të rrepta në vetëm 330 bulmetore në Itali.

“Gjesti im ishte gjithçka për tarifat,” tha Martinelli në një telefonatë me The Post të martën në mbrëmje.

Ndërkaq, Pompeo ndodhet për një vizitë katër-ditore në Itali dhe zhvilloi bisedime me Presidentin italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrin Giuseppe Conte.

Fermerët organizuan një protestë të vogël jashtë rezidencës së Mattarella gjatë kohës që Pompeo mbërriti për takimin e tij.

Më herët gjatë këtij viti, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) doli në përfundimin se Airbus kishte marrë subvencione të paligjshme qeveritare, duke i hapur dritën jeshile Uashingtonit të vendosë tarifa ndëshkuese.

Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një listë produktesh importi të BE-së në vlerë 25 miliardë dollarë, nga e cila do të zgjedhë ato që do të preken nga tarifat, duke filluar nga avionët apo pjesë të tyre, tek vera, djathi e produkte luksi.

 

Më shumë

spot_img