Hapësire reklamuese

Aktualitet

Polumbarët amerikanë dhe shqiptarë stërviten në Gjirin e Dukatit, Peleshi publikon videon nga zhytja e përbashkët e Forcave Ushtarake

Shkruar nga Newsbomb
Polumbarët amerikanë dhe shqiptarë stërviten në Gjirin

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar një video nga stërvitja e përbashkët mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare në kuadër të “Defender Europe 21”.

Një një postim në Facebook, Peleshi thotë se stërvitja u zhvillua në Gjirin e Dukatit, aty ku ndodhet anija spitalore "PO" e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa në video shihen polumbarët amerikanë dhe shqiptarë, teksa zhyten në thellësinë e ujërave të këtij gjiri.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore "PO" e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore.Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi” shkruan Peleshi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll