Hapësire reklamuese

Bota

Polonia nuk i shtyn zgjedhjet, të moshuarit do të votojnë me postë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Autoritetet polake u kanë kërkuar qytetarëve mbi 60 vjeç të votojnë me postë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 10 maj.

Kjo ka sjellë edhe kritika të shumta për konservatorët në pushtet, për refuzimin e tyre për të shtyrë zgjedhjet presidenciale.

Opozita polake ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen në vjeshtë, pasi masat kundër pandemisë e bëjnë të pamundur fushatën elektorale.

Megjithatë, një sondazh i zhvilluar së fundmi zbuloi se 72% e polakëve donin që zgjedhjet të shtyheshin.

Parlamenti ndryshoi ditën e djeshme kodin zgjedhor, por opozita e kundërshtoi dhe e denoncoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, pasi çdo modifikim i Kodit Zgjedhor duhet kryer jo më vonë se 6 muaj para zgjedhjeve.

Polonia, me 38 milionë banorë, ka patur deri më sot më shumë se 1 400 raste të kontaminimit nga koronavirusi i ri, përfshirë 16 vdekje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu