Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Politologu, ish-këshilltar i presidentit: SHBA, UK, Franca, Gjermania, Italia ‘ZBEHIN’ masakrën e Reçakut, mjegullon krimet, FAVORIZON SERBËT (DEKLARATA E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d6f39356f3fccc2c212b5e8eb0db03d4

Politologu dhe këshilltari i presidentit Hashim Thaçit, Adri Nurellari, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorëve të SHBA, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në lidhje me 21-vjetorin e ‘Masakrës së Reçakut’.

Në deklaratë thuhet që ‘Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe të përfundojnë një katastrofë humanitare’.

Ndër të tjera i bëhet thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre të përballen me drejtësinë.

Përmes një postimi në Facebook, Nulrellari shprehet se fjalët e zgjedhura nuk japin adresë se kush janë autorët e krimeve, por e cilësojnë një fatkeqësi natyrore.

Sipas Nurellarit, kjo deklaratë mjegullon përgjegjësinë e vërtetë të krimeve dhe shkon në favor të perpjekjeve serbe për të vënë barazimin mes xhelatit dhe viktimes.

Kujtojmë që ‘Masakra e Reçakut’ ka ndodhur në 15 janar të 1999 , ku forcat paramilitare serbe vranë pa paralajmërim, 45 burra, gra, fshatarë, pa dallim, në Reçak të Kosovës, mes të cilëve një grua dhe një djalë 12 vjeçar.

Statusi i plotë:

“massacre that oçurred in Recak” ?! ??‍♂️— oçurred = ndodhi/ ngjau— kjo perzgjedhje fjale eshte shume shqetesuese sepse nuk jep adrese per autoret e krimeve pra nuk tregon lidhjen shkak- pasoje.

Fjala ngjau ( oçurred) tingellon sikur te ishte nje fatkeqesi natyrore qe na ndodhi befas e na gjeti papritur e jo rezultat i nje perpjekje sistematike shteterore nga Serbia per pastrim etnik.

Presidenti amerikan Bill Klinton kur lajmeronte per fillimin e nderhyrje thoshte “today our armed forces joined our NATO allies in airstrikes against Serbian forces RESPONSIBLE for the brutality in Kosovo”

Nuk e kuptoj entuziazmin e shume miqve te mi qe ia kane bere share gjithe qejf kesaj deklarate që faktikisht mjegullon pergjegjesine e vertete te krimeve dhe shkon ne favor te perpjekjeve serbe per te vene barazimin mes xhelatit dhe viktimes.

Më shumë

spot_img