Hapësire reklamuese

Aktualitet

Politologu: Edi Rama ka një dëshirë perverse për t’u kthyer në monizëm, këtë e tregojnë deklaratat e tij

Shkruar nga Newsbomb
Arber Zaimi

Politologu Arbër Zaimi në emisionin “Refleksione” është shprehur se sjellja dhe mendimet publike të Edi Ramës janë një dëshirë perverse e tij për t’u kthyer në monizëm.

Ai merr për bazë dy deklarata të forta të Edi Ramës, atë pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës dhe deklaratën për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nëse ne nuk e reformojmë dot kapitalizmin, dhe nëse neve kemi vetëm një rrugë vetëm një projekt, nuk kemi disa alternativa por vetëm një formë duke mos patur asnjë tjetër, atëherë ne në fakt nuk kemi më demokraci.

Të pasurit demokraci do të thotë të pasurit shumë rrugë, por kur qeveria aktuale voton për një rrugë, mbas 12 vitesh do vij qeveria tjetër që do zgjedhë një tjetër rrugë, pra kthen timonin. Pra nëse kemi vetëm një rrugë atëherë partitë janë të kota, janë marioneta në demokraci.

Shpesh e shoh si tendencë këtë gjë në Shqipëri, e shoh tek z.Rama, që pas vrasjes të Klodian Rashës, mënyra kur si u diskutua protesta, mënyra si i akuzoi protestuesit si armiq të popullit. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u diskutua kufiri detar i Greqisë me Shqipërinë ku z. Rama tha se ata që më akuzojnë mua janë llumi i shoqërisë. Kjo sjellje, ky mendim është një dëshirë perverse për të shkuar në monizëm”, tha Zaimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll