Hapësire reklamuese

Aktualitet

Politologu Afrim Krasniqi: Është koha për një opozitë serioze e të reformuar, nismat ligjore testojnë vetëm grupimet brenda PD

Shkruar nga Newsbomb
Politologu Afrim Krasniqi: Është koha për një opozitë

Politologu Afrim Krasniqi ka deklaruar se nismat ligjore të Partisë Demokratike për dosjet dhe lustracionin, kanë vetëm një vlerë, të testojnë grupimet brenda saj.

Në një postim në facebook, Krasnbii shkruan se “opozita nuk ka 50+1% vota parlamentare, ndaj nismat ligjore për dosjet & lustracionin kanë vetëm një vlerë: testojnë grupimet brenda saj”.  Ai shton më tej se tashmë është koha për të patur një opozitë të reformuar, serioze dhe konkurruese.

“Opozita nuk ka 50+1% vota parlamentare, ndaj nismat ligjore për dosjet & lustracionin kanë vetëm një vlerë: testojnë grupimet brenda saj. PD1 ka 22 firma mbështetëse, PD2 ka 16 firma, në total 38 (nga 52 të zgjedhur më 2021). Po 14 të tjerët? Në pritje? Në kërkim të “Rruga e tretë”? Koha për balancë numrash apo për parime & vlera? ka nevojë jetike për opozitë të reformuar & serioze & të aftë & konkurruese & pro perëndimore & perfaqesuese & solide”, shkruan Krasniqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll