Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zyrtari i lartë i DASH takim më Ramën në Tiranë: Integrimi në BE, jetik për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Zyrtari i lartë i DASH takim më Ramën në Tiranë:
Edi Rama, Richard R. Verma

Zëvëndës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme në Tiranë një takim me kreun e shtetit shqiptar, Edi Rama.

Në këtë taki, fokus i bisedimeve ka qenë mbështetja dhe përkrahja që Shqipëria u ka dhënë refugjatëve afganë si dhe Ukrainës përgjatë luftës si dhe për rëndësinë jetike të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera Richard R. Verma ka përgëzuar gjithashtu Shqipërinë për lidhjen e një marrëveshje me programin MCC (Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit), me qëllim luftimin e varfërisë nëpërmjet rritjes ekonomike.

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.

Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian,” thuhet në postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese