Hapësire reklamuese

Politikë

ZYRTARE/ Vangjel Tavo zgjidhet kandidati i PS për bashkinë Himarë

Shkruar nga Newsbomb

ZYRTARE/  Vangjel Tavo zgjidhet kandidati i PS për bashkinë

Vangjel Tavo u votua ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PS si kandidat për kreun e Bashkisë së Himarës.

Aktualist Tavo shërben në detyrën e Prefektit të Qarkut Vlorë. Ai ka shërbyer në disa legjislatura si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Emri i tij është përfolur shumë kohët e fundit, teksa sot kandidatura e tij u vulos nga Kryesia e PS.

Kujtojmë se pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, u vendos që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti.

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa nga kampi opozitar ende nuk është konfirmuar asnjë kandidaturë. Menjëherë pas regjistrimit të kandidatëve, në Bashkinë Himarë do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, e cila do të mbyllet në 2 gusht. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në maj të vitit 2023, në Himarë morën pjesë në zgjedhje rreth 7800 votues.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese