Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zv.presidentja e Bullgarisë vizitë në Kukës: Shqipëria, hapa pozitv drejt BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Zv.presidentja e Bullgarisë vizitë në Kukës: Shqipëria,
Zv. presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova

Zv. presidentja e Bullgarisë, Iliana Lotova, ka vizituar këtë të mërkurë Kukësin ku dhe ka zhvilluar një takim informal me kryetarin e Bashkisë, Albert Halilaj.

Gjatë këtij takimi burime për mediat bëjnë me dije se ata kanë diskutuar lidhur me çeljen e projekteve të BE për infrastrukturën në muajin maj për të cilat Lotova tha se Bullgaria do të mbështesë Shqipërinë për thithjen e fondeve nga këto projekte pjesë e të cilave do të jetë edhe Kukësi.

Ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitive drejt anëtarësimit në Bashkimin Europiane dhe se ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit, në sistemin e drejtësisë.

Ndër të tjera zv. presidentja theksoi se vendi i saj do të vijojë të mbështesë Shqipërinë dhe do të jetë përkrah saj përgjatë rrugës drejt BE-së.

“Ne ndjekim vazhdimisht rezolutat që vijnë nga Shqipëria dhe vendimet që merr parlamenti. Shohim se nga BE ka vlerësime pozitive. Ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit, në sistemin e drejtësisë si dy nga hapat më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Nënvizoj se Bullgaria nuk është ndalur asnjëherë duke mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese