Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zvarritet gjyqi ndaj Mediut, ekspertët “probleme me kujtesën”: Nuk mbajmë mend çfarë bëmë 16 vite më parë

Shkruar nga Newsbomb
Zvarritet gjyqi ndaj Mediut, ekspertët “probleme me
Fatmir Mediu

Vijon zvarritja e procesit nga ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e “Gërdecit”.

Sot u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008, por seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të posaçëm Arben Kraja e Klodian Braho. Këta do të fundit kishin lajmëruar paraprakisht për mungesën prej një aktiviteti për shkaqe pune.

Nga ana tjetër, 5 ekspertët deklaruan në gjykatë se nuk e mbajnë mend çfarë kanë bërë 16 vite më parë.

“Kemi qenë të atashuar në prokurori për shkak të detyrës që kemi patur, por nuk kemi qenë të licensuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi patur për të thënë e kemi bërë përpara 16 vitesh përballë prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”, deklaroi një nga ekspertët.

“Jemi mbi 70 vjeç, çfarë mund të dëshmojmë për diçka kur ka kaluar kaq kohë. Sa akte kemi bërë ne si mund të pretendohet të mbajmë mend të gjitha”, tha një tjetër ekspert.

Seanca e radhës për çështjen “Gërdeci” do të mbahet më 12 qershor në ora 09:00.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese