Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Zoti ishte në një moment stresi kur bëri shqiptarët," batuta pikante e Ramës: Shqipërinë e krijoi të dielën kur ishte pushim

Shkruar nga Newsbomb

“Zoti ishte në një moment stresi kur bëri

Kryeministri Rama, si gjithnjë në daljet e tij nuk i ka kursyer batutat pikante. Ai gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” tha se Zoti e ka krijuar vendin tonë ditën e diel kur ishte pushim, pasi e ka bekuar me gjithçka. Por tha shqiptarët i ka krijuar në një moment kur ka qenë i stresuar.

"Ne jemi një vend i vogël, por kemi një bekim shumë të madh. Zoti kur bëri Shqipërinë e bëri ditën e diel kur ishte pushim. Në 28 miljë kilometra katror ka futur çdo gjë. Dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore. Çdo gjë të mundshme dhe të imagjinueshme për ta pasur në një distancë shumë të shkurtër, Zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë.

Nuk e di në çfarë dite dhe çfarë intensiteti pune kishte kur bëri shqiptarët. Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri dhe në një moment stresi bëri shqiptarët. Nga ai moment stresi dolën shqiptarët, të cilët hidhi ku të duash s’ka problem kur janë vetëm. Aq edhe të jashtëzakonshëm për tu ngrënë me njëri-tjetrin kur janë bashkë dhe s’janë vetëm," tha Rama. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed