Hapësire reklamuese


Politikë

‘’Zoti e bekoftë Greqinë’’, Berisha takim me shqiptarët në Selanik: Diaspora himni i kësaj fushate

Shkruar nga Newsbomb
‘’Zoti e bekoftë Greqinë’’, Berisha takim me
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme është duke zhvilluar një takim me emigrantët e diasporës në Selanik të Greqisë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në takim i shoqëruar dhe nga drejtuesit e partive  të koalicionit për ‘Shqipërinë Madhështore”, ku Sali Berisha është pritur me brohortima nga mijëra emigrantë që janë prezentë në këtë takim.

Ndërkohë në fjalën e tij, Berisha është shprehur mirënjohës ndaj shtetit grek, duke thënë, “Zoti e bekoftë Greqinë”.

“Ju si diasporë u shndërruat në himnin e kësaj fushate me entuziazmin tuaj. 2025 do të gdhendet si viti i diasporës. Sot po mbahet një nga fushatat më të bukura në Shqipëri.

Ju erdhët të ndërtonit në këtë vend dhe jeni bërë një faktor i rëndësishëm në çdo fushë. Akti i 2 viteve më parë i narkodiktatorit ndaj Belerit, një nga më të shëmtuarat. Përdori truket e sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë qytetarët, vetëm se nuk pranoi të shitej”, tha ai.

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare do të japin kontributin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë në çdo cep të botës, ku secili prej emigrantëve kanë nisur votimet e tyre me postë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese