Hapësire reklamuese

Politikë

“Zotëria është një kriminel”, Rama për Francesco Becchettin: Është dënuar me 17 vite në Shqipëri, gjyqet me të vijojnë

Shkruar nga Newsbomb
“Zotëria është një kriminel”, Rama për
FotoMontazh/ Edi Rama - Franceco Beccheti

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për “Rai3” është pyetur dhe në lidhje me biznesmenin italian Francesco Becchetti, ku Shqipëria duhet t’i paguaj këtij të fundit dëmshpërblim 130 milionë euro.

Rama e ka quajtur Becchettin “kriminel”, duke thënë se ai është i dënuar me 17 vite burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj.

Kreu i qeverisë po ashtu u shpreh se “histori” me të nuk ka mbaruar ende pasi proceset gjyqësore janë ende të hapura.

“Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq. Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga intervista

Rai3: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?

Rama: Shqipëria e ka bërë këtë – dhe do doja të ishte e qartë – jo pse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë të njëjtat kërkesa nga vende të tjera dhe i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të jesh vend fqinj, me historinë e përbashkët që kemi. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia, në mënyrën se si i shoh unë gjërat dhe në frymën e dy popujve tanë. Por, të presësh këtu njerëz të shkretë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohen sinergji të një tjetër lloji. Pra, jo. Kurrë.

Rai3: Ju i keni kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera?

Rama: Unë?

Rai3: Po, qendra për migrantët, Ka një diskutim të tillë?

Rama: Jo. Pse duhet t’ia kërkoj? Jo.

Rai3: Nuk është diskutuar asnjëherë kjo?

Rama: Nuk e di. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur.

Rai3: Ah, Danimarka donte të ngrinte qendra për migrantët në Kosovë?

Rama: Më duket se ka pasur një diskutim të tillë, po.

Rai3: Dëgjoni, Bechetti… Bechetti mbeti keq. E di, thoni që nuk e njihni.

Rama: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.

Rai3: E imja? Jo.

Rama: E keni dobësi.

Rai3: Report ka bërë një emision mjaft të ashpër për Bechettin.

Rama: Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.

Rai3: Por një gjykatë ndërkombëtare ju ka dënuar t’i paguani 130 milionë euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?

Rama: Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese