Hapësire reklamuese

Politikë

Zoran Milanović fitoi sërish zgjedhjet në Koraci, reagon presidenti Begaj: Urime, miku tim!

Shkruar nga Newsbomb
Zoran Milanović fitoi sërish zgjedhjet në Koraci, reagon presidenti
Presidenti Zoran Milanovi? dhe Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.
 
“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, - shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e urimit në profilin e tij zyrtar në platformën X drejtuar homologut kroat.
 
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, fitoi një mandat tjetër të dielën.Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, pothuajse 75 për qind e votuesve votuan për kandidatin e Partisë Socialdemokrate në opozitë. Dragan Primoraç nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet mori rreth 25 përqind. "Faleminderit Kroaci !” tha Milanovic në festën pas zgjedhjeve në një qendër kulturore në Zagreb.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese