
Nga Luela Myftari
Në familjen time kam dëgjuar që e vogël një shprehje nga im atë, sa herë që shkoja të kërkoja leje për diçka. Më thonte: “Shko te ministria e brendshme”. Në fillim me këtë nënkuptoja mamin. Më vonë, mësova se ministrja e brendshme merrej me gjithë punët e rëndësishme të shtetit, dhe babi e kishte shpallur ministren e brendshme, atë të rëndësishmen e familjes. E rritur plotësisht e kuptova se “e brendshme” ishte një fjalë më e fuqishme.
Kjo ndodhi pasi kisha marrë premtimin e tim eti për të shkuar në një PARTY deri në 23.00 të natës, por vendimi ishte kthyer. Duhej të isha në shtëpi brenda orës 22.00. Kjo pas konsultës me “ministrin e brendshëm”. Pavarësisht vendimeve që merreshin ditën, në mbrëmje ministrja e brendshme kishte pushtetin t’ia ndryshonte mendjen edhe kreut që fillimisht kishte hartuar një marrëveshje. Kontrata u firmos sipas kushteve që propozonte mami në këtë rast. Por, jo të gjitha vendimet ndryshonin në familjen tonë sipas mendimit të ministres së brendshme, e megjithëkëtë mendimi i saj merrej gjithnjë. Sa ndikonte në vendmmarje ishte tjetër gjë.
Dihej vetëm që ndikonte më shumë se ne fëmiljët që ishim populli që votonte për të tjera gjëra. Më vonë, teksa lexoja letërsi e filozofi për të kuptuar feminizmin, ngulesha gjithnjë e më fortë te një shprehje: Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Kjo është një nga shprehjet që më kujtohet sa herë në kostumin e një zotërie që kandidon diku, përballet e komunikon për misionin e tij shoh një farë serioziteti. Edhe në këto zgjedhje, më tunduan pyetjet: Kush kujdeset për kravatat e kostumet e tyre? Kush drejton kokën?
Lëviz si do qafa, vendos si do mendja, apo dëgjojnë zemrën, politikanët tanë? Ndaj në këtë shkrim dua të ndaj me lexuesit e NewsBomb si e shoh unë kreun e një partie pas kostumit që vesh kur del publik, kur takon votuesit… E sigurisht e nis me Linda Ramën e Liri Berishën. LINDA DHE RILINDJA - LIRIA DHE DEMOKRACIA Të dyja zonjat Linda Rama e Liri Berisha kanë emra shqiptarë, me një simbolikë e domethënie, që nuk e di sa mund t’i kenë frymëzuar liderët e Partisë Socialiste dhe Demokratike në këtë rast.
Gjithësesi nuk mendoj se mund t’i shpëtoj dot vetes pa shkruar, se Linda është një emër që mund të ketë qenë një shkëndijë për përdorimin e fjalës “RILINDJE” nga socialistët. Në mënyrë të pavetëdijshme thonë se një muzë i shfaqet, avitet te artisti dhe si aureolë, i vizaton një ide në mendje. LINDA dhe RILINDJA i shoh pashmangshmërisht të lidhura, si fjalë...
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 44-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga sot, datë 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
View this post on Instagram