Deputeti i PD, Flamur Noka është përplasur në Kuvend me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, të cilën e ka quajtur “Nafie”.
Noka komentoi edhe vendimin e SPAK, që vendosi mos niste hetimet për deputetët e opozitës që dogjën karriget, duke thënë se Elisa Spiropali duhet të mbajë përgjegjësi së bashku me Ervin Hoxhën për policinë që u fut në Kuvend.
Noka: Mllefin tuaj e rrëzoi edhe Skapi i partisë, sapo ka pushuar çështjen për Elda Hotin dhe deputetët që dogjën karriget. Ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje para ligjit, ti zonja Nafie ke futur policin e shtetit, sepse këtu duhet të jetë vetëm garda. Kjo tregon mllef ndaj opozitës dhe tentative për ta terrorizuar opozitën ! E di si na dukeni ju? Si miza, prandaj do tju krehim.
Sekretari i Përgjithshëm i PD e quajti Spiropalin “Nafie”, ndërsa kryeparlamentarja e këshilloi që t’i kursejë metaforat.
Spiropali: Flamur po e marr për replike. I ke pak të vjetëruara këto metaforat dhe krahasimet, por mua më kishe munguar në këtë foltore. Ku ta gjej që të jeni këtu që të diskutojmë. Keni bërë mirë që jeni këtu, se qytetarët duhet tju dëgjojnë. Por ato metaforat kurseji pak se nuk shkojnë.