Deputetja e opozitës Ina Zhupi kërkoi Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliun mbi sigurinë e shkollave. Interpelanca është kërkuar nga Zhupa prej disa javësh, pas vrasjes tragjike të Martin Canit.
Para nisjes së debatit me ministres dhe deputetes demokrate, në foltore deputetët e opozitës kishin vendosur një pankartë, ku kërkohej dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e ka nervozuar Manastirliun e cila ka kërkuar të hiqej menjëherë.
Zhupa ka ripërsëritur të gjitha akuzat ndaj Manastirliut në lidhje me sigurinë në shkolla, ku ndërsa i drejtohet “Zonja Hajdute”, Zhupa i rikujton momentin ku një ditë pas vrasjes së martin Canit, Manastirliu dhe dy socialistet qeshnin ndërsa kërkohej një minutë heshtje për vdekjen e 14-vjeçarit.
“Ju duhet të ikni një sekondë dhe më parë, injoroni prindërit. Bëni gjëra fallco, zgjidhni prindërit me detyrim dhe i mësoni se çfarë duhet të thonë.”
Cfarë dhembshurie flet ti Ogerta kur zgërdhiheshe me Ballukun. Zonja hajdute a mund të na thuhash këtu a është akuzë se shkollat paguajnë prindërit 10 mijë lekë në muaj për rojen?
Akuzë apo e vërtetë që paguajnë prindërit për ngrohjen, prindëri paguan gjithçka.”
Manastirliu: Dua tju kujtoj se kur i jepet përparësi politikës dhe jo njerzëllikut, ky është fundi. Nuk jeni e interesuar për të kërkuar llogari, por ju zgjidhni të përfitoni nga dhimbja e familjes së 14-vjeçarit. Kjo që po bën është kulmi i papërgjegjshmërisë. Akuzoni për shkatërrim të arsimit, hajde fol me prindërit.
Ty nuk ta zgjidhim dot hallin, edhe deklaratat politike që bën, ju shumëzohen me zero nga kryetari, kshuqë shumë shpejt do shumëzoheni me zero.