Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, flet për herë të parë ministrja Koçiu: E rikthejmë në punë brenda majit

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, flet për herë të
Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka folur për herë të parë në seancën e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në lidhje me zjarrin e ndodhur në Urgjencën e QSUT-së.

Ajo tha bëhet fjalë "për një defekt që ka djegur kabujt elektrik, pa implikime serioze për Spitalin dhe pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të këtij spitali”. Ministrja theksoi se po punohet me ritme të larta për të kthyer shërbimin brenda muajit maj. 

Ndërsa përsa i përket akuzave të bëra nga opozita, Koçiu tha se të gjitha spitalet janë të aftë sot të përballojnë fluksin e shërbimeve për të cilat urgjenca e QSUT nuk mund të japë shërbim. 

"Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të aftë sot të përballojnë fluksin e shërbimeve për të cilat urgjenca e QSUT nuk mund të japë shërbim. Deri pak vite më parë diçka e tillë do ishte e pamendueshme dhe ky incident do ta fuste në kolaps sistemin shëndetësor, kjo nuk është situata sot.

Sa i përket incidentit, pa dashur të normalizoj dhe të jap më shumë rendësi se dihet, është në hetim nga prokuroria, por nga të dhënat paraprake nga grupi i punës mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik të ndodhur nga dhomat teknike ku ka patur djegie të kabujve elektrike, pa dëmtuar pajisjet biomjeksore të spitalit. Sot që flasim në QSUT vijon normalisht puna dhe i vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake dhe ajo e sëmundjeve të brendshme.

Kjo falë protokolleve të ndjekura dhe standardeve në ndërtim, janë zhvilluar procedurat për ta rikthyer këtë shërbim në gjendje pune. Kompania ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të përfundojnë brenda muajit maj për ta rikthyer shërbimin," tha ministrja. 

Kujtojmë se pak ditë më parë deklarata e Albana Vokshit tronditi opinionin publik. Deputetja demokrate bëri me dije denoncimin e marrë nga një punonjëse në QSUT, e cila pretendonte se kishin ikur dritat për dy orë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë.

 “Më është dërguar një informacion për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në QSUT jo më larg se ditën e premte në të gdhirë. Sipas këtij informacioni, dhe është informacion i brendshëm një punonjës që punon në QSUT, duke u gdhirë e premtja në QSUT kanë ikur dritat për 2 orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 pacientë që kanë humbur jetën pasi kanë qenë të intubuar. Për më shumë se 2 orë kanë ikur dritat dhe nuk kanë funksionuar mënyrat e tjera. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh, do të ishte jo vetëm e dhimbshme. Një spital si QSUT a mund të rrijë pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët”, tha Vokshi ndër të tjera.

Kujtojmë se më 11 shkurt të këtij viti një zjarr shpërtheu në orët e para të mëngjesit, në katin e parë të urgjencës së re të QSUT-së, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Sa i përket këtij incidenti, Koçiu tha se “është një ngjarje që siç e dini mirë është në hetim aktualisht nga Prokuroria e Tiranës”.

Qendra Spitalore më e rëndësishme në Shqipëri, është shëmbëlltyra më e mirë e modernizimit të jashtëzakonshëm të ndodhur në sistemin tonë shëndetësor. Investimi masiv dhe transformimi i plotë i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshëm, Pediatrisë, Infektivit, Kardiologjisë, si dhe modernizimit të çdo lloj reparti tjetër brenda QSUT me aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore ka bërë një diferencë të madhe për të gjithë qytetarët”, deklaroi Koçiu në Komision. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese