Hapësire reklamuese

Politikë

Zjarri masiv në Llogara, Peleshi: Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri masiv në Llogara, Peleshi: Helikopteri Cougar dhe efektivë
Zjarri në Llogara

Ministri i Mbrojtje, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarr masiv në Llogara.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Peleshi shkruan se helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin. Ai thekson se për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat, thotë ai, janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët. 

"Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre", shkruan Peleshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese