Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka humbur të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale. Sadik Vokshi ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të shtunë duke lënë pas një dhimbje të madhe jo vetëm te familjarët, por te të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi. Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne. Pusho në paqe, bab!”, shkruan deputetja ndër të tjera.
Më tej ajo bën me dije se lamtumira e fundit do i jepet në orën 15:00 nga shtëpia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish-NSHRAK.
“Përcjellja për në Tufinë bëhet, ditën e djelë, në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAKu”, njofton deputetja.