Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zhupa: Me fitoren e PD, heqim mesataren dhe çdo i ri fiton sipas meritës dhe preferencës shkollën e lartë

Shkruar nga Newsbomb
Zhupa: Me fitoren e PD, heqim mesataren dhe çdo i ri fiton sipas
Deputetja e PD: Ina Zhupa

Deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila është dhe kryetarja e komisionit të edukimit, është shprehur se forca politike që ajo bën pjesë do të heqë mesataren për të gjithë të rinjtë që duan të vazhdojnë shkollën e lartë.

Duke qenë se në vendin tonë për të konkurruar për në shkollë të lartë duhet të kesh mesataren mbi 6.5, Zhupa e bindur tha se kjo do të marrë fund me ardhjen e demokratëve në pushtet.
Sipas Zhupës, kjo mesatare është e “partisë”, duke i hequr kështu të drejtën çdo të riu për të vazhduar shkollën e lartë.


“Nëse je sot një i ri në Shqipëri, që mbaron gjimnazin me mesatare nën 6.5 bashkë me provimet e maturës, ti e ke të pamundur të shkosh në një shkollë të lartë.
Kjo është mesatarja e partisë që ka vendosur qeveria Rama, duke i hequr të drejtën çdo të riu për të vazhduar shkollën e lartë.
Një 15-18 vjeçarë që për arsye ekonomike, sociale, ndonjëherë papjekuri moshe apo dhe shëndetësore nuk ka mundur të garantoj një mesatare më të lartë se 6.5 merr një damkë për gjithë jetën, pamundësinë për të vazhduar shkollën e lartë që do dhe për të pasur një të ardhme më të mirë.
Kjo praktikë merr fund me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Në vitin e ri akademik në tetor çdo i ri do të mund të shkoj në shkollën që fiton, sipas preferencës dhe meritës. Ne do të duhet të punojmë që e ardhmja e të rinjve të jetë e begatë, të jetë në vazhdimësi të ëndrrave të tyre dhe jo të pengohet për çdo gabim të të shkuarës”, tha Zhupa

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed