Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zhupa interpemancë me Kumbaron për Butrintit: Atë që ndan paratë me ju, e quani investitor strategjik!

Shkruar nga Newsbomb
Zhupa interpemancë me Kumbaron për Butrintit: Atë që ndan
Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në interpelancën e saj me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaron, parashtroi disa pyetja lidhur me parkun Kombëtar të Butrintit.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se si mund t’ i shërbejë mjedisit, shkatërrim i lagunave, lumenjëve, betonizimi, prerja e pyjeve?!

Ndër të tjera ajo theksoi se një person i cili pret pyjet quhet kriminel dhe dënohet, ndërsa ai që shfaros zona të mbrojtura quhet investitor strategjik.

“Ky është një shesh ndërtimi në një zonë të mbrojtur, që ka reaguar UNESCO. Më sqaroni se si i shërben betoni mjedisit? Si i shpërben mjedisit shkatërrimi i lagunave dhe lumenjve. Ai që pret pyjet dënohet dhe quhet kriminel. Kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik. Apo se ka para dhe i ndan me ju! Ky është standardi që keni ndërtuar”, tha Zhupa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese