Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet/ Propozimi i PD: Patronazhimi të konsiderohet vepër penale, çdo patronazhist të dënohet edhe një ditë! Qesh Damian Gjiknuri

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet/ Propozimi i PD: Patronazhimi të konsiderohet vepër penale,
FotoArkive/ Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri i PS, dhe Oerd Bylykbashi i PD u përplasën dje në studion e Grida Dumës mbi votën e diasporës, për mënyrën sesi duhet të zbatohet dhe nëse do të arrihet për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë që për reformën zgjedhore komisioni ka afat deri në korrik – sepse më vonë nuk kapen dot afatet zgjedhore – palët janë larg dakordësisë. Por dje në studio, dy bashkëkryetarët thanë se bien dakord që procesin tia besojnë komisionerit të zgjedhjeve.

Ndërkaq, opozita nxjerr një tjetër kusht që për socialistët është i papranueshëm: kriminalizimin e sistemit të patronazhimit. Pra sipas Bylykbashit, çdo patronazhist duhet të dënohet dhe patronazhimi të jetë vepër penale. Kjo kërkesë e PD së Rithemelimit u shoqërua me një nënqeshje nga ana e Damian Gjiknurit.

Propozimi në emision

Oerd Bylykbashi: Ne kërkojmë një sistem të thjeshtë regjistrimi, sistem të thjeshtë votimi të tyre. Sepse duhet të dalin nga kontrolli i patronazhimit të atyre pak zgjedhësve që kanë mbetur në Shqipëri. Pra 1.4 milionë zgjedhës, nëse janë të vërteta ato shifra, janë prapë pak se listat kanë 3.6 milionë zgjedhës. Sondazhi i ISP thotë: 49% mendojnë se janë të lira zgjedhjet, 50% se nuk janë të lira. Pra të paktën gjithë populli opozitar thotë se nuk janë të lira. Gjëja e parë është pasiguria e rezultatit. Pra nëse me votuesit në Shqipëri, 185 mijë administratë publike socialiste, shumica dërrmuese e tyre, sikur 100 mijë prej tyre të jenë patronazhistë, u jepet detyra, formulari, plotësoje mbushe, i marrin i cojnë deri në Milano e Athinë e jo më ti cojnë deri tek kutia e votimit.

Dhe ne bëjmë një propozim që e refuzon PS: Sistemi i patronazhimit të bëhet vepër penale, patronazhimi të jetë krim që kur një ditë me kusht të dënohet, të hyjë sot e nesër të dalë, madje të rrijë vetëm një ditë në shtëpi, ai me ligjin e dekriminalizimit e ka 20 vjet që nuk hyn dot më në punë. Tani tia themi, e pranojnë këtë këta? Thojnë “jo, nuk e pranojmë”.

Ne propozojmë dhe votën e detyrueshme për ata që janë këtu, dhe për cfarë bëhet. Të mbrohet e drejta e tyre në mënyrë sekrete dhe jo të shkojnë banditët që kanë këta me vete dhe tu thonë: ti do rrish këtu te shtëpia, na dhe kaq lekë po po guxove të shkosh atje, patronazhisti i Damianit te qendra e votimit do ti raportojë atij të fortit përkatës dhe do ti thotë: hajde cik këtu ti, se të kam dhënë dhe lekët. Pra shqiptarët këtu të votojnë pa sistemin e patronazhimit që të bjerë në mënyrë dramatike kjo shifra që 50 përqind kanë frikë të votohet. Ne kërkojmë paketë penale të forcuar kundër shitblerjes së votës, patronazhimit, presionit mbi zgjedhësit dhe këta thonë se ne nuk i miratojmë.

Damian Gjiknuri: Opozita vetëm për një gjë nuk mendon: mendon për cdo gjë tjetër, kam frikë nga kjo, kam frikë nga ajo, krimineli, patronazhisti, sistemi, kompjuteri …vetëm një gjë nuk bëjnë që nuk grumbullojnë dot vota, të jenë shumicë, të mbledhin veten e tyre. Gjërat janë shumë të thjeshta: duan apo s’duan ne në dorë e kemi. Kemi marrë sisteme që i ka gjithë bota: votojmë nëpërmjet postës me një sistem që krijon integritet dhe transparence se është i rëndësishëm integriteti se janë po këta humbësa nesër që do të thonë…. Me këta anonimet… me këta gohst electors që janë edhe ilegalë, edhe pa adresë, pa gjë, nesër do të thonë: ku u prodhuan këto letra?

Prapë do thonë se qeveria ka mundësi të prodhojë sisteme e të prodhojë vota dhe ne skemi asnjë mundësi ti gjurmojmë. Problemi është i integritetit: personi hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri që të mos votojë dyherë dhe të gjejmë një sistem postar të besueshëm. Këto kanë qenë propozimet e diasporës, eksperiencat më të mira botërore dhe këtë po themi edhe ne.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese