Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet po afrojnë e Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet po afrojnë e Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia,
Ilir Meta

Gjykata e Lartë ka vendosur datën për shqyrtimin e rekursit të presidenti të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.

Burime për mediat bëjnë me dije se GJK ka vendosur datën 27 shkurt, ku gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë kërkesën e Metës.

Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar dhe ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie. Një ndër argumentat e theksuara në rekurs, ka të bëjë me faktin se ai është drejtuesi i forcës së dytë opozitare në vend dhe janë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Ai akuzohet për për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese