Hapësire reklamuese


Politikë

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ njofton zonat ku nuk do ketë fletë votimi, nis testimin e pajisjeve elektronike

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ njofton zonat ku nuk do ketë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë duke u afruar, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar dhe procesin e votimit elektronik për njësinë administrative nr. 10, Tiranë dhe bashkinë Vorë.

Sipas KQZ-së, janë duke testuar në disa qendra votimi për të cilët nuk do te ekzistojnë fletët e votimit, ku ndërkohë zonat në Tiranë janë, në rrugën “Msylym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

Gjitashtu, vijojnë në “Rrugën e Durrësit”, në krye të Rrugës së Ambasadave dhe në “Rrugën e Kavajës”, në krah të Prefekturës Tiranë.

Ndërsa në Vorë, testimi do të jetë në rrugën “Demokracia” dhe në ditët në vijim do të jenë të lëvizshme në Prezë dhe Bërxullë.

“Të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e partive politike dhe medias mund të paraqiten dhe të testojnë PEVN-të, çdo ditë nga ora 09:00-19:00. Pajisjet nuk mund të qëndrojnë të ekspozuara në kushtet klimatike jo të favorshme (përfshirë motin me shi), sepse kjo gjë do të shkaktonte dëmtimin e pajisjeve”, njofton KQZ.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese