Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Fluks regjistrimesh nga diaspora, Ilirjan Celibashi publikon shifrat: 10.000 shqiptarë të regjistruar brenda 72 orëve

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet parlamentare/ Fluks regjistrimesh nga diaspora, Ilirjan Celibashi
Foto ilustruese

Kreu i Kosmisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar rezultatet e deri tanishme të regjistrimit të emigrantëve më të drejtë vote në platformën PER, me qëllim votimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Deri më tani janë regjistruar 10.000 shqiptarë me vendbanim jashtë vendi, ndërsa i drejtohet me thirrje të gjithë emigrantëve për një pjesëmarrje masive në procesin e parë zgjedhor ku diaspora ka mundësi të ushtrojë votën e saj.

Të gjithë personat që banojnë jashtë shtetit shqiptar, mund të regjistrohen në platformën PER nëpërmjet faqes zyrtare të KQZ. Për të marrë pjesë në proces, mjafton të aplikosh me një mjet identifikimi shqiptar, si dhe nevojitet një dokument zyrtar i çfarëdoshëm që vërteton adresën e banimit.

Më pas fleta e votimit do të niset nga KQZ drejt adresës së regjistruar dhe më pas do të kthehet për në Shqipëri nëpërmjet postës, shpenzime këto që do të mbulohen të gjitha nga shteti.

"????????.???????????? ???????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈???????? ???????? ????????????????????????̈???????????????????? ????????????????????????̈ ???????????????????????? ????????̈ ????????̈ ???????????? ???????? ???????? ????????????̈ ????????????????.

KQZ Shqiperi nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025. Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.

Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.

Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!

Voto për Zgjedhjet e 11 Majit

#VotoNgaJashtë2025

Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni ëëë.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025," thuhet në postimin e Ilirjan Celibashit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese