Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka konfimoi ditën e sotme gjatë një deklarate për mediat se nuk do të kandidojë më për deputet. Ky vendim i tij vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin maj të këtij viti.
Duka u shpreh se vedimi i marrë vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi ndaj interesave të qytetarëve, dhe e kosideron këtë lëvizje një hap drejt një faze të re në jetë.
“Jam mirënjohës për mundësitë që kam pasur për të shërbyer si deputet, por tani është koha të jap mundësi për të rinjtë dhe të bëj hapësirë për njerëz të rinj që mund të sjellin ide të freskëta dhe energji të re. Nuk kam ndërmend të rikthehem në fushën politike si deputet. Ky është një vendim i menduar mirë dhe i thellë,” deklaroi Duka.
Në vitin 2016 Agron Duka u largua nga Partia Republikane për të marrë kreun e Partisë Agrare Ambientaliste. Aktualisht Duka është deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe ka shërbyer vite më parë edhe si ministër i Bujqësisë.